Lajme

Përfundon operacioni i shpëtimit emergjent në Kharkiv

10/06/2023 19:22
nga:Y I

Punonjësit e urgjencës kanë përfunduar operacionin e tyre të shpëtim-kërkimit në Kharkiv të Ukrainës pas një sulmi me raketa gjatë natës në këtë qytet.

Siç kemi raportuar, një djalë 10-vjeçar, trupi i të cilit u nxor nga rrënojat me pizhame Spider-Man dhe gjyshja e tij vdiqën të dy nga sulmi.

Shërbimi i urgjencës shtetërore të Ukrainës tha se numri i të plagosurve është 30, ndërsa 12 janë në spital.