Forca e Sigurisë së Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e 6 studentëve që do të studiojnë në dy akademi ushtarake (edhe atë ajrore) në ShBA.
Të drejtë konkurrimi kanë djemtë dhe vajzat e moshës 18 – 23 vjeçar/e, kurse konkursi është hapur nga 25 shtatori dhe vazhdon të jetë i tillë deri më 8 tetor.
Tre pjesëtarët e ushtrisë sonë, që erdhën në Kaçanik, njoftojnë për kushtet e pranimit në akademinë ushtarake të ShBA-së.

Njëri nga kushtet kryesore është njohja e gjuhës angleze.Studimet në këto akademi zgjasin 4 vjet. Për më shumë, klikoni në këtë link.




