Sporti

Milot Rashica mbetet pa trajner, Besiktas e shkarkon Senol Gunesin

10/06/2023 12:59
nga:Mergim Rreci

Trajneri Senol Gunes është shkarkuar nga skuadra e Besiktas.

Aventura e Gunes te Besitkas zgjati më pak se një vit, ku ai mori detyrën nga trajneri francez Valerien Ismaesl, përcjell GazetaBlic Sport.

Humbja 2-3 ndaj Luganos, pasi kryesonte 2-0 deri në minutën e 81-të, në një ndeshje të Konferencës së Ligës, përfundoi me largimin e trajnerit 71-vjeçar.

Kujtojmë se Milot Rashica është poashtu pjesë e klubit të madh turk.

/GazetaBlic Sport/