Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar lidhur me Rezolutën për përkrahjen e policisë, të cilën nuk e mbështetën deputetët e VV-së, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka thënë se me punën e policisë, zyrtarët e pushtetin thurën lavde mjaftueshëm por Rezoloutën që mbështetë fuqizimin e saj nuk e përkrahën.
“Për aksionin e tyre profesional në pjesën veriore të vendit dhe kundër terrorizimit, të gjithë zyrtarët e pushtetit u ngritën për të marrë merita dhe për t’u lavdëruar me punën e policisë. Sot, dhjetë ditë më vonë, po të njëjtit zyrtarë të pushtetit – specifikisht deputetët e pushtetit – nuk e mbështetën Rezoloutën që mbështetë fuqizimin e Policisë së Kosovës. E pabesueshme”, ka shkruar Deliu në facebook.
“Me Policinë për politikë – kundër policisë për mbështetje e ndihmë”, ka përfunduar Deliu.


