Sporti

Xavi: Yamal shkoi në tualet dhe nuk mund të kthehej më në fushë, andaj e zëvendësova

10/04/2023 23:37
nga:L J

Skuadra e Barcelonës ka fituar sonte ndaj Portos në udhëtim me rezultatin 0-1.

Në këtë ndeshje heroi i Barçës ishte Ferran Torres me golin e realizuar në fundin e pjesës së parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, diçka interesante ndodhi në këtë ndeshje me talentin 16 vjeçar, Lamine Yamal.

Ai u largua shpejtë nga loja në minutën e 71’të kur në lojë kishte ndalje, pasi kishte nevojë për të shkuar në tualet, por ai nuk u kthye më në fushë, pasi siç duket nuk ishte në gjendje…

“Lamine Yamal nuk ishte mirë, kishte një sëmundje, më kishte thënë prej pak kohësh, përfitova nga një pushim për t’i thënë që të jetë i shpejtë dhe të shkojë në tualet, por në fund më thanë që nuk do të mund të kthehej”, tha Xavi pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport