Kryetari i Federatës pan-shqiptare ”Vatra”, Elmi Berisha, është shprehur se Shtëpia e Bardhë është e vetmja shpresë për shqiptarët e Kosovës.
Ai në Info Magazine tha se ajo njëherë e përgjithmonë duhet të krijojë një paqe të qëndrueshme për t’i përfunduar çështjet e hapura.
”Tani mund të them lirisht që kjo është fundi i këtyre proceseve nuk ka kamuflim nuk ka lot krokodili nga shtetet evropiane që pretendonin që Serbia është demokratizu dhe ka disa të drejta të cilat ndoshta edhe po mohohen në Kosovë”.
”Kjo doli krejtësisht e pavërtetë dhe tash e tutje dinamika e zhvillimeve dhe substanca e bisedimeve me Serbinë duhet të ndryshoj thelbësisht dhe sigurisht që Amerika duhet që të ketë rolin kryesor në këto zhvillime të bisedimeve”.


