Lajme

Thaçi: PDK-së i ka humbur busulla, nuk e dinë çfarë duan e as çfarë kërkojnë!

10/04/2023 19:16
nga:Y I

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar në seancën e sotme plenare se nuk votojnë asnjë marrëveshje ndërkombëtare pa u shpërbërë Kuvendi.

Në lidhje me këtë deklaratë të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti i VV-së, Halil Thaçi.

Thaqi tha se nuk po e kupton këtë subjekt politik ku javën e kaluar kryetari i tyre foli për unitet e sot Kryetari i Grupit kërkon zgjedhje.

“Unë nuk po e kuptoj PDK-në, në javen e kaluar kryetari i tyre nga foltorja e Kuvendit bëri thirrje për unitet dhe qeverisë i ofroj mbështetje të plotë, sot Kryetari i tyre i Grupit Parlamentar kërkoj zgjedhe, përderisa të njejtën ditë nga të njejtit që sabotojnë punën e Kuvendit na kërkojnë që ta konstituojmë një komision hetimor parlamentar” tha Thaqi për “Gazeta Blic”

Ai deklaroi se PDK-së i ka humbur busulla dhe nuk e dinë çfarë duan e as çfarë kërkojnë.

“Siç po shihet PDK-së i ka humbur busulla, nuk po dinë as çfar duan as çfar po kërkojnë” tha Thaqi për “Gazeta Blic”.

Halil Thaçi, Deputet i VV-së!

So në seancën plenare, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se nuk votojnë asnjë marrëveshje ndërkombëtare pa u shpërbërë Kuvendi.

Ai tha se në momentin që do të dakoordohen që të shpërbëhet Kuvendi, do t’i kalojnë ato.

“Tashmë GP i PDK-së e ka të qartë qëndrimin për marrëveshjet ndërkombëtare. Ne nuk votojmë , dhe krejt çfarë kërkojmë është që kjo legjislatur të përfundoj sa me shpejt dhe vendi të shkojë ne zgjedhje. Atë ditë që ne dakordohemi që të shpërbëhet ky, atë dite kemi me i kalu të gjitha këto marrëveshje” deklarai Tahiri raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

 

Maloku: Kjo legjislaturë nuk po arrin të jetë e suksesshme pavarësisht numrave, duhet të kishte qasje tjetër me opozitën!

‘Deklarata e PDK-së se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, tendencë për të konfirmuar se kanë mbështetje qytetare!