Lajme

Maloku: Kjo legjislaturë nuk po arrin të jetë e suksesshme pavarësisht numrave, duhet të kishte qasje tjetër me opozitën!

10/04/2023 18:28
nga:Y I

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar në seancën e Kuvendit për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje, raporton Gazeta Blic.

Tahiri deklaroi se si Grup Parlamentar nuk votojnë asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

Ai tha se të njëjtat do t’i votojnë vetëm ditën kur dakoordohen për shpërbërjen e Kuvendit.

“Tashmë GP i PDK-së e ka të qartë qëndrimin për marrëveshjet ndërkombëtare. Ne nuk votojmë , dhe krejt çfarë kërkojmë është që kjo legjislatur të përfundoj sa me shpejt dhe vendi të shkojë ne zgjedhje.Atë ditë që ne dakordohemi që të shpërbëhet ky, atë dite kemi me i kalu të gjitha këto marrëveshje” tha Tahiri raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me këtë deklaratë të Tahirit ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i çështjeve politike në vend, Albinot Maloku.

Maloku tha se subjektet opozitare e kanë të drejtën e tyre që t’i përqasen me një vizion opozitar të fuqishëm pushtetit aktual dhe se e kanë mundësinë të mos marrin pjesënë votimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

Ai tha se pozita nën agresionin e numrave ka qenë ‘dhunuese’ e çdo mendimi politik ndryshe kundrejt opozitës.

“Subjektet politike opozitare e kanë të drejtën maksimale që t’i përqasen me një vizion opozitar të fuqishëm, pushtetit aktual, edhe në Kuvend ku e kanë mundësinë dhe të mos marrin pjesë në votimin edhe të Marrëveshjeve Ndërkombëtare siç edhe kanë premtuar. A do të ishte mirë dhe a është e shëndetshme kjo , konsideroj se  në situata ku bëhet fjalë për vendin do të duhej të kishte një përqasje ndryshe opozita, pasi kemi të bëjmë me Marrëveshje Ndërkombëtare që janë të rëndësisë së veçantë për qytetarët dhe Republikën e Kosovës por që për faktin që pushteti nën agresionin e numrave ka ditur të jetë ‘dhunuese’ e çdo mendimi politik ndryshe kundrejt opozitës dhe nuk ka ditur t’i ruajë për t’i patur në situata kur ka qenë e nevojshme t’i kenë afër dhe pjesmarrës edhe në votim” tha Maloku për “Gazeta Blic”.

Ai tutje shtoi se pavarësisht numrave kjo legjislaturë nuk po arrin të ketë shumë suksese.

“Nga ana tjetër duhet thënë se nga të gjitha ‘garniturat’ është interesant se kjo ‘garniturë’ aktuale e legjislativit e gjithë këta numra seç nuk po arrin të jetë e ‘bereqetshme’ për të  shtyrë përpara çështje të rëndësisë së veçantë dhe kjo është jashtëzakonisht jo e mirë mirëpo konsideroj që pushteti, mazhoranca në Kuvend do të duhej të kishte një qasje dhe një angazhim tjetër edhe në raport me opozitën për ta respektuar atë dhe për të qenë produktive dhe jo siç është deri tani” deklaroi ai në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”

Albinot Maloku, Njohës i zhvillimeve politike

/Gazeta Blic/

Tahiri: Nuk votojmë, vendi të shkoj sa më parë në zgjedhje