Drejtori Ekzekutiv i ‘Demokracia Fillon Këtu’, Shemsi Jashari, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me deklaratën e dhënë sot në seancën plenare nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, se nuk votojnë asnjë marrëveshje ndërkombëtare pa u shpërbërë Kuvendi.
Jashari tha se kjo deklaratë e PDK-së po bëhet për të treguar se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje dhe se kanë mbështetje qytetare.
Ai tha se kjo është një metodë për të detyruar pozitën të bëjë kompromise në politikat e vendit.
“Opozita ka kohë që ka filluar të kërkoj zgjedhje të parakohshme. Deklarimi i PDK-së, se nuk voton asnjë marrveshje ndërkombëtare është një tendencë për të komfirmuar se PDK-ja, është gati të shkoj ne zgjedhje, dhe se nuk dyshon në mbështetjen qytetare.Është një vendim brenda veprimeve opozitare, një metodë për të detyruar poziten të ndryshoj qendrime dhe bëjë kompromise në politikat e vendit” deklaroi Jashari për “Gazeta Blic”.
Ai tha se fokusi tashmë duhet të jetë tek zgjidhja e situatës në veri të vendit.
“Duke parë gjendjen në te cilën gjendet vendi me situatën në veri, duhet të ketë një fokus tek zgjidhja e situatës atje, secili duhet të jap kontributin e vet, në këtë drejtim sa i përket qështjes së problemeve me veriun opozita i ka dhënë mbështetje të parezervë qeverisë e ky është një trefues pozitiv.Pozita duhet të jetë me e kujdesshme në raport me opoziten duke qenë konstruktive dhe bashkëpunuese e jo të bëjë goditje të ulta dhe kufizoj mundësit për veprim.Të mos akuzoj për dështimet e veta opoziten” tha Jashari për “Gazeta Blic”.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar në seancën e sotme plenare se nuk votojnë asnjë marrëveshje ndërkombëtare dhe se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje.
Tahiri tha se atë ditë që të dakoordohen që të shpërbëhet Kuvendi, atë ditë do t’i kalojnë të gjitha këto marrëveshje.
“Tashmë GP i PDK-së e ka të qartë qëndrimin për marrëveshjet ndërkombëtare. Ne nuk votojmë , dhe krejt çfarë kërkojmë është që kjo legjislatur të përfundoj sa me shpejt dhe vendi të shkojë ne zgjedhje. Atë ditë që ne dakordohemi që të shpërbëhet ky, atë dite kemi me i kalu të gjitha këto marrëveshje” deklaroi Tahiri në Kuvend raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/


