Sporti

Valverde: U mërzita që nuk m’u shënua goli, por me rëndësi është që fituam

10/03/2023 23:15
nga:L J

Skuadra e Real Madridit ka fituar kryendeshjen e sotme në Champions League ndaj Napolit me rezultain 2-3.

Ostigard realizoi golin e parë në ndeshje për Napolin pas 19 minutave lojë, por Vinicius dhe Jude Bellingham u përkujdesën që ta përmbysin rezultatin që në pjesën e parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Në pjesën e dytë, Zielinski realizoi nga penalltia, kurse autogoli i Meret ia mundësoi fitoren e madhe Real Madridit në këtë super ballafaqim.

Pas ndeshjes, Valverde ka theksuar se fitorja ishte e madhe, teksa u shpreh i mërzitur që goli nuk iu shënua atij.

“Jam i mërzitur që goli nuk m’u dhurua. Një nga lojtarët e Napolit u tall me mua.”

“Një ndeshje e mrekullueshme me një atmosferë fantastike. Fitorja është gjëja më e rëndësishme. Ne dominuam pjesën e parë dhe ata shënuan, për fat të keq”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport