Mitrovicë- Policia e Kosovës (PK) njofton se një person është gjetur i vdekur në fshatin Vllahi të Mitrovicës.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 01:15, derisa ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.


