Lajme

Sulmi terrorist në Veri / Ramush Haradinaj: Serbia nuk mund t’i ik përgjegjësisë, shtimi i trupave të NATO-së dëshmi se terrorizmi nuk kalon

10/02/2023 13:19
nga:N M

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj aktualisht kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pasi që NATO ka marrë vendim për shtimi ne trupave të saj në Kosovës pas 24 shtatorit, raporton gazeta Blic.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se shtinim i trupave të NATO është dëshmi se terrorizmi nuk kalon.

“Si Kosovë qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të të drejtave politike të të gjitha komuniteteve, edhe të komunitetit serb, kjo në bazë të Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe në bazë të planit Franko- Gjerman të përkrahur nga Amerika”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Shtimi i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, brenda mandatit që ka, dëshmon vendosmërinë e NATO-s se terrorizmi nuk kalon. Paqja në Kosovë e në Ballkan është vendosur me shumë dhimbje e tragjedi dhe prandaj nuk do të lejojmë askënd që ta rrezikojë atë.
Si Kosovë qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të të drejtave politike të të gjitha komuniteteve, edhe të komunitetit serb, kjo në bazë të Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe në bazë të planit Franko- Gjerman të përkrahur nga Amerika.
Faktet që po zbardhen përditë dëshmojnë për implikimin e thellë të Serbisë në organizimin e akteve tërroriste në veri dhe shteti i Serbisë nuk mund t’i ikën përgjegjësisë.
Prandaj kërkohet një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenarët e destabilizimit, jo vetëm të Kosovës por edhe të Ballkanit dhe për te nxjerrur para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këto sulme terroriste.