Lajme

Bajqinovci: Sjellja e ushtarëve serb afër kufirit me Kosovë dhe provokimi i tyre, janë duke u marrë shumë seriozisht nga shteti i Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare

09/30/2023 18:32
nga:Sh R

Pas provokimeve që po bëhen nga ana e Serbisë, duke sjellur ushtarë serbë afër kufirit të Kosovës, ka pasur regaime të shumta nga SHBA-të dhe BE-ja, shkruan Gazeta Blic.

Në lidhje me këtë situatë në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur edhe deputeti Mefail Bajqinovci, nga Lëvizja Vetvendosje, njëherit edhe anëtar i Komisionit për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ai thotë se kërcënimi i Vuçiqit që po e bën përmes dërgimit të ushtrisë në afërsi të kufirit është më shumë që tu ikë pëgjegjësive direkte që i ka për sulmin terrorist ndaj Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

“Kërcënimin që Vuçiq po e bën përmes dërgimit të ushtrisë në afërsi të kufirit më shumë është një farsë e tij për t’i ikur përgjegjësisë direkte qe ka për sulmin terrorist ndaj rendit kushtetues dhe juridik të Kosovës ku u vra rreshteri policor heroi i Kosoves, Afrim Bunjaku”, tha ai për Gazeta Blic.

Tutje ai thotë se urgjentisht duhet sanksionuar Serbinë dhe të kërkohet përgjegjësi për sulmin terrorist që u organizua dhe financua nga shteti serb pra siç thotë Bajqinovci nga Vuçiqi.

“Urgjentisht duhet sanksionuar Serbinë dhe kërkuar përgjegjësinë për sulmin terrorist të organizuar, planifikuar dhe financuar nga shteti serb pra direkt nga Vuçiqi”, shtoi ai.

Ai thotë se provokimet që po bëhen nga shteti i Serbisë, duke sjellë ushtarët serb afër kufirit të Kosovës, po merren shumë seriozisht nga shteti i Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

“Sjellja e ushtarëve serb afër kufirit me Kosovë dhe provokimi i tyre, janë duke u marrë shumë seriozisht nga shteti i Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare”, tha Bajqinovci për Gazeta Blic.

Borell i bën thirrje Serbisë ta tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën

Gjermania thirrje Serbisë: Reduktoje ushtrinë në kufi me Kosovën pa vonesa

Vjen reagimi i Hovenier pas mobilizimit ushtarak serb afër kufirit me Kosovën