Lajme

Kurti takohet me kryetarët e komunave ditën e hëne

09/30/2023 13:36
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet ditën e hënë me kryetarët e komunave të Kosovës.

Takimi pritet të fillojë nga ora 10:00, raporton Gazeta Blic.

Ende nuk dihen temat e diskutimit por një burim nga AKK ka thënë për “Gazeta Blic” se do të diskutojnë çështjet që kanë mbetur të pazgjidhura deri tani.

“Ne do i paraqesim shqetësimet tona dhe ku kemi mbetur me ato që nuk janë zgjidhur deri më tani” tha ky burim për “Gazeta Blic”

Ky takim vjen pas ngjarjeve të një jave më parë që ndodhën në veri të vendit, ku një grup terrorist serbë sulmuan Policinë e Kosovës duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.