Lajme

Kryetari Rama merr Dorezën e Qytetit të Lubjanës

09/29/2023 15:17
nga:N K

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama po qëndron për vizitë zyrtare në Lubjanë të Sllovenisë.

Gjatë qëndrimit, Kryetari Rama u takua me Kryetarin e Qytetit të Lubjanës, Zoran Janković, i cili i dhuroi “Dorezën e Lubjanës” në shenjë respekti. Ndërsa, Rama i dhuroi “ Hyjneshën në Fron”.

“Nder i veçantë të pranoj “Dorezën e Lubjanës”, nga kryetari Zoran Jankovic, pas takimit shumë të frytshëm që patëm sot. Gjithmonë kënaqësi të sjellim bashkëpunime të reja në Prishtinë” – deklaroi Kryetari Rama.

Ndërsa, Janković tha se “Dyert e Lubjanës janë gjithmonë të hapura për Prishtinën” e po ashtu tha se do të vijë për vizitë në Prishtinë.

Kryetari Rama po ashtu po merr pjesë në Konferencën e Mediave për Evropën Juglindore ku është edhe folës në këtë ngjarje.