Lajme

Plagosja në Dradani, policia jep detaje

09/29/2023 11:50
nga:N M

Një person ka mbetur i plagosur në lagjen “Dardania” të kryeqytetit.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se gjithçka ka ndodhur në orën 11:00 kur njësitet kanë marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha në fund Ahmeti

Edita Tahiri: U desht të ndodhte diçka e rrezikshme që Kurti e Osmani të shohin rëndësinë e SHBA-ve!