Një lokal afër QKUK është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit, raporton Gazeta Blic.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” se nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 07:00, është raportuar se në QKUK në Prishtinë , një objekt (lokal) është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Tym i madh afër QKUK-së, pamje nga vendi i ngjarjes


