Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se Lista Serbe qysh nga fillimi është ndërtuar kundër Republikës së Kosovës.
Humolli në intervistë për GazetaBlic thekson se, këtë akt e mori sepse nuk ka mundur ta mposht politikisht Kosovën.
“Lista Serbe prej fillimit është ndërtuar kundër shtetit të Kosovës, tash duke mos pasur mundësi për ta muajtur politikisht vendin tonë me nxit veprime terroriste”, tha Humolli.
Për ngjarjen e fundit në veri, Humolli thekson se Qeveria e Kosovës është sjell konform gjendjes aktuale.
“Qeveria e Kosovës është sjell konform gjendjes aktuale, njësit policore kanë qenë në nivelin e detyrës. Është fakti që serbët dhe Vuçiqi duke parë KFOR-in këtu kanë provuar edhe këtë mënyrë. Nëse do të ishte Ushtria Shqiptare apo Ushtria e Kosovës në kufi, ata nuk do të guxonin të provonin një akt të tillë”, tha Humolli.
Humolli përmendi edhe raportimet që disa nga serbët e dyshuar për sulm janë liruar me koordinim, ku me këtë rast dha edhe një deklaratë të fortë.
“Edhe nëse i kanë liruar, e kanë bërë për t’i treguar atyre që s’bon me ardhë në Kosovë. Shteti serb le që është prapa këtyre ngjarjeve, por shpesh herë edhe këtu brenda nesh, luftën speciale që e zhvillojnë disa shqipfolës është mbrapa tyre”, tha Humolli për GazetaBlic.