Real Madrid është rikthyer tek fitorja në La Liga.
Pas humbjes nga Atletico Madrid, ‘Los Blancos’ triumfuan ndaj Las Palmas në ‘Santiago Bernabeu’, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2 me 0, me Diaz dhe Joselu që shënuan golat e ndeshjes.
Real Madrid ka tashmë 18 pikë dhe renditet në vendin e dytë, kurse Las Palmas në vendin e 17-të me 5 pikë.

/GazetaBlic Sport/


