Kanë përfunduar 3 ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Skuadra e Ballkanit ka siguruar fitoren e radhës në Superligë, duke triumfuar ndaj Fushë Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0 me 2, me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja që siguron tre pikët e radhës.
Llapi ka siguruar një fitore dramatike ndaj Malishevës, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 2 me 3.
Gjilani ka arritur një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme, duke triumfuar ndaj Lirisë me rezultat 1 me 0.
/GazetaBlic Sport/