Lajme

Thaçi nga Haga ngushëllon familjen e Afrim Bunjakut

09/27/2023 16:15
nga:G B

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar përmes telefonit familjen e policit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ai ka shkruar në Facebook, se Thaçi shprehu mirënjohje për sakrificën e lartë të policit Bunjaku në shërbim të atdheut.

Postimi i tij i plotë:

Me miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, vizituam familjen e heroit Afrim Bunjaku, për të shprehur ngushëllimet më të thella për sakrificën e heroit më të ri të Republikës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut.

Ngushëllimet më të thella familjes Bunjaku, miqve dhe dashamirëve!

Lavdi veprës së heroit Afrim Bunjaku!

SL