Lajme

Lirohet për qarkullim rruga për në Banjskë

09/27/2023 12:13
nga:Y I

Tashmë është liruar për qarkullim rruga për në Banjskë të Zveçanit.

Të dielën në këtë fshat u sulmua Policia e Kosovës nga një grup terroristësh, ku i vrarë mbeti rreshteri Afrim Bunjaku, një polic u plagos dhe dy të tjerë u lënduan.

Tashmë për këtë rast janë 4 persona në paraburgim, derisa 4 janë liruar sot./T7/