Sporti

Grabitet shtëpia e Sergio Ramos në Seville, katër fëmijët e futbollistit ishin brenda

09/27/2023 08:31
nga:L J

Gazeta ABC raporton se më 20 shtator, shtëpia e Sergio Ramos dhe Pilar Rubio në Sevilje u grabit gjatë një ndeshjeje dhe se gjatë sulmit në shtëpi ndodheshin katër fëmijët e tyre.

Jesus Diaz raporton se grabitja ndodhi gjatë ndeshjes ku Sevilla luajti duke barazuar 1-1 kundër Lens në Champions League, dhe se katër fëmijët e çiftit dhe kujdestarët e tyre nuk janë lënduar, përcjell GazetaBlic Sport.

Në kohën e grabitjes, sipas burimeve hetimore të ABC Seville, Sergio Ramos ishte në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan dhe Pilar Rubio ishte jashtë Seviljes për arsye profesionale.

“Kanë qenë brenda, por nuk ka qenë grabitje e dhunshme pasi nuk ka pasur konfrontim”, thonë burime pranë kapitenit për mediumin spanjoll.

Hajdutët nuk kishin planifikuar të takonin njeri në shtëpi dhe u larguan të tmerruar.