Sporti

Busquets: Messi i jep skuadrës gjithçka, do jetë mungesë e madhe në këto ndeshje!

09/26/2023 21:11
nga:L J

Mesfushori i Inter Miamit, Sergio Busquets ka folur për mungesën e Lionel Messit për shkak të lëndimit. Argjentinasi nuk do të jetë i disponueshëm për finalen e Kupës së Open US kundër Houston Dynamo.

“Hendikap është kur nuk ke më të mirin në botë, gjë që bën një ndryshim të madh në të gjitha statistikat. Ne do të presim, shpresojmë se do të ketë disa mundësi, dhe nëse jo, do të ketë një tjetër shok skuadre që do t’i japë ekipit energji. Ne po përpiqemi të jemi një ekip më i mirë dhe të përgatitemi më mirë”, tha Busquets në konferencën për shtyp para finales.

“Leo ka shpresën dhe dëshirën që të jetë në gjendje të luajë dhe të fitojë një titull.Pikërisht kur u duk sikur gjithçka ishte në rregull, ndodhi përsëri. Ai do ta kuptojë më mirë se kushdo tjetër se si ndihet”, shtoi ish-lojtari i Barcelonës.

/GazetaBlic Sport