Lajme

Profesori i kriminalistikës: Sulmi në veri kishte qëllim destabilizimin e rendit kushtetues në Kosovë

09/26/2023 18:08
nga:Sh R

Profesori i kriminalistikës në Kosovë, Mensut Ademi, tha se sulmi në Banjskë të Zveçanit, kishte për qëllim destabilizimin e rendit kushtetues në Republikën e Kosovës

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1,m Ademi tha se grupi kriminal ka qenë mirë i përgatitur.

“Në aspektin kriminalistik çdo herë e shohim si ka rrjedhë përgatitja e këtij aksioni. Për momenti jemi te rikosntruimi i kësaj vepre penale. Kur flasim për akt terrorist duhet të jemi të vetëdijshëm se cili ka qenë qëllimi dhe motivi. Qëllimi dhe motivi i këtij sulmi ka qenë destabilizimi i rendit kushtetues në Republikën e Kosovës dhe cila është mundësia. Mundësia e kësaj, Serbia e cila furnizon me armatim, logjistikë, trajnime të një pas njëshme grupet kriminale dhe kjo është definicion shkencor se thuhet grupet e krimit të organizuar janë logjistika më e mirë e grupeve terroriste”, tha ai.