Sporti

Barcelona në krye të tabelës, Xavi: “Ishte një fundjavë e bukur”

09/25/2023 15:38
nga:L J

Barcelona e gjen veten në krye të tabelës pas humbjes së Real Madridit në derbin ndaj Atleticos.

Tashmë është koha që blaugranët të kthehen në fushë, nesër në Mallorca.

“Ishte një fundjavë e bukur, u bëmë të parët pasi humbi Real Madridi. Nuk bëmë një ndeshje të mirë, por ishte një fundjavë e lumtur, edhe për shkak të rinovimit”, tha Xavi.

Mungesa e Pedrit: “Ai ka ndjesi të mira, të shohim sa kohë do të zgjasë lëndimi. Rikuperimi po shkon shumë mirë dhe ne kemi alternativa, duke përfshirë Sergi Roberto dhe Fermín, i cili është një zbulim dhe mund të jetë i rëndësishëm” .

Lufta me Realin: “Në qershor do të shohim se kush do të jetë më i mirë. Ka mijëra mendime dhe mënyra për të parë dhe kuptuar futbollin. Jam shumë i kënaqur me skuadrën time, nuk më pëlqejnë krahasimet. Kam parë derbin, ishte një ndeshje e shkëlqyer mbi të gjitha për Atleticon. Për ta është një fitore e rëndësishme”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport