Mbrëmë Atletico Madrid dhe Real luajtën derbin e xhiros së gjashtë të La Ligas në Metropolitano dhe vendasit fituan 3:1 dhe kështu i shkaktuan mbretërve humbjen e parë sezonale.
Alvaro Morata (4 dhe 46) dhe Antoine Griezmann shënuan për Atletico, teksa Toni Kroos shënoi për Realin në minutën e 35-të, përcjell GazetaBlic Sport.
Në dhomën e zhveshjes së Atleticos ka pasur gëzim pas fitores ndaj rivalit të qytetit dhe golashënuesi i golit të dytë, Antoine Griezmann, ka bërë një deklaratë para kamerës që është bërë hit.
“Fëmijë, nga nesër shkoni në shkollë me fanellat e Atletico-s”, tha francezi, duke aluduar se ata janë shefat në Madrid.
Me këtë humbje Reali ra në vendin e tretë pas Barcelonës dhe Gironas, ndërsa Atletico është i pesti.
/GazetaBlic Sport


