Sporti

Trepça 89′ për vrasjen e policit kosovar në veri: Afrim Bunjaku dha jetën duke mbrojtur shtetin, gjithmonë do jetë në zemrat tona

09/25/2023 11:03
nga:L J

Skuadra e Trepçë 89′ i ka shprehur ngushëllime familjes Bunjaku për rastin e humbjes së jetës së policit, Afrim Bunjaku, i cili dje u vra nga terroristët serbë në veri të Kosovës.

Klubi mitrovicas thekson se Bunjaku dha jetën duke mbrojtur integritetin shtetëror, përcjell GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni postimin e klubit mitrovicas (pa ndërhyrje):

“Telegram Ngushëllimi.
Familjes Bunjaku.
Klubi Futbollistik KF Trepça’89 FC shprehë ngushëllimet më të sinerta Familjes Bunjaku me rastin e humbjes më të afërmit të Juaj, Policit
Afrim Bunjaku.
I cili dje lartësoi Ideakin dhe Dashurinë për Atdheun, dha jetën duke mbrojtur integritetin shtetëror.
Jo rastësishtë Heronjët vetëm fizikisht ndahen nga ne, kurse shpirtërishtë do të jetë gjithmonë në zemrat e të gjithë neve e i tillë do të mbetet edhe Heroi më i ri i Shtetit të Kosovës
AFRIM BUNJAKU.
Me shumë dhimbje por me shumë krenari që ka Kosova akoma TRIMA shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes, Kolegëve, Shoqërisë dhe gjithë Qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport