Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll.
Në Prizren, Liria ka shkuar në pushim me avantazh solid ndaj Feronikelit 74′. Lojtarët e Nedim Yigit kanë epërsi prej 3-1, shkruan GazetaBlic Sport
Petrus, Alidema dhe Prince realizuan golat për Lirinë, teksa Rrazack për mysafirët.
Ballkani në Suharekë poashtu ka shkuar në pushim me avantazh ndaj Malishevës.
Ekipi i Malishevës ishte duke avancuar me golin e Hazrollajt, por Halili dhe Gripshin ‘shkrinë’ avantazhin e ekipit mysafir.
Në derbin mes Prishtinës dhe Dritës pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.
/GazetaBlic Sport


