Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i armatosur në veri të vendit, ku mbeti i vrarë një polic, ka reaguar edhe publicisti Veton Surroi.
Ai ka shkruar se pengjet e mundshme duhet të lirohen, njësiti paraushtarak duhet të dorëzohet.
Postimi i plotë:
• Një njësit paraushtarak prej 30 personësh me veshje dhe armë të stilit Wagner filloi sulmin rreth manastirit të Banjskës, duke vrarë një polic të Kosovës.
• Burimet perëndimore të inteligjencës në javët e kaluara kanë paralajmëruar RKS-në dhe autoritetet ndërkombëtare se 200 persona janë trajnuar në një garnizon të operacioneve speciale në Serbi për “trazira në Kosovë”.
• Sulmuesit e maskuar dhe të armatosur janë të rrethuar nga policia e RKS-së ndërsa sipas KOS-it ata vetë janë duke i rrethuar pelegrinët nga Novi Sadi në fakt duke i bërë pengje të mundshëm.
• Rezultati optimal: pengjet e mundshme duhet të lirohen, njësiti paraushtarak duhet të dorëzohet.
• Një vit më parë, Franca dhe Gjermania i ofruan një marrëveshje normalizimi Kosovës dhe Serbisë. Kosova ofroi ta nënshkruante, Serbia refuzoi, BE shpalli sukses.


