Analisti Agon Maliqi ka reaguar pas vrasjes së policit kosovar në veri të Mitrovicës në orët e hershme të mëngjesit.
Sipas Maliqit, synimi është të nxitet reagimi gjaknxehtë i Kosovës dhe të shkaktohen incidente ndëretnike, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë keni postimin e Maliqit:
“Synimi është që të nxitet reagimi i pamatur dhe gjaknxehtë i Kosovës që e cungon veriun në protektorat të NATO-s dhe provokon incidente ndëretnike. Llogarisin si gjithmonë në çmendurinë dhe budallakinë luftënxitëse të komandant tastaturave. Gjithçka në veri duhet të bëhet në koordinim të plotë me NATO-n”, shkruhet në postimin e Maliqit.
/GazetaBlic