Lajme

Pacolli: Vrasja e policit kosovar, akt terrorist – Opozitë dhe pozitë, të jemi të gjithë të bashkuar në këto momente!

09/24/2023 09:25
nga:Genita C

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas sulmit mbi Policinë e Kosovës, ku është vrarë, rreshteri Afrim Bunjaku dhe një tjetër është plagosur.

Pacolli ka thënë se ky është një sulm i rëndë ndaj ligjit dhe rendit, dhe nuk është gjë tjetër veçse një akt terrorizmi dhe duhet trajtuar si i tillë.