Lajme

Plagos aksidentalisht vetën një person në Klinë

09/24/2023 09:06
nga:Genita C

Një person ka plagosur aksidentalisht vetën në Klinë.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 09:23.

“I dyshuari mashkull kosovar, është dërguar në tretman mjekësorë, pasi që me pushkë gjuetie aksidentalisht kishte plagosur vetën. I dyshuari është jashtë rrezikut për jetë. Pushka e gjuetisë, një fishek dhe një gëzhojë janë konfiskuar”, njofton Policia.

Rasti është duke u hetuar.