Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se Zimbabve e ka njohur pasaportën e Kosovës.
Pacolli tha se gjatë qëndrimit në Nju Jork ka zhvilluar takime të rëndësishme për vendin.
Ai deklaroi se lobimi për Kosovën duhet të shndërrohet në prioritet sidomos në situatën e vështirë në të cilën gjendet vendi.
“Gjatë qendrimit tim në Nju Jork, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Gjenerale të OKB, zhvillova një numër takimesh me rëndësi për vendin. Takime të nivelit të lartë zhvillova me presidentin e Zinbabvesë Emerson Mnangagwa të cilin e falenderova për vendimin e njohjes së pasaportës së Kosovës dhe u pajtuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror. Takova Gjithashtu presidentin e Kenyas, mikun tim William Ruto, Presidentin e Sierra Leones Julius Mada Bio, Presidentin e Liberisë George Weah, Presidentin e Botswanës Mokgweti Masisi, Zvpresidentin e Gambias Mohamed Jallow, Ministrin e jashtem Mahmadou Tangara dhe Nje delegacion të lartë nga Ruanda si dhe udheheqjen e organizates boterore te te rinjeve” shkruan Pacolli raporton Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë:


