Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se të shtunën do të jetë një ditë me diell dhe temperatura të larta.
Ndërsa të dielën paraqiten kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që qielli do të mbulohet me vranësira të mesme dhe të ulëta duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Të shtunën fillon stina e vjeshtës në orën 08:50 min por kjo ditë do t’i ngjasojë më shumë një dite tipike vere, pasi që temperaturat do të jenë të larta . Në ketë ditë do të ndodh ekuinoksi vjeshtor. Vranësira të pakta mund të paraqiten vetëm për rreth relievit malor, ku dhe shkalla e lagështisë do t jetë më e lartë. Sa i përket presionit atmosferik parashihen vlera të larta , ndërsa parametri i erës do ta mbajë drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius”, thuhet në paralajmërimin e IHK-së.


