Sporti

Mourinho: Dybala për ne është sikur Bernardo Silva për Cityn

09/22/2023 19:51
nga:E K

Jose Mourinho ka shpjeguar arsyet që e shtynë të lërë Paulo Dybalan në stol në startin e Europa League, në Tiraspol, kundër Sherifit. Romelu Lukaku dhe El Shaarawy formuan dyshen sulmuese dhe argjentinasi u aktivizua vetëm në minutën e 61-të.

Pas ndeshjes, trajneri portugez bëri një krahasim interesant të Dybala me Bernardo Silva dhe Kylian Mbappe, transmeton GazetaBlic Sport.

“Për ne, Paulo është si Bernardo Silva për Manchester Cityn apo Mbappe në PSG. Ai është një lojtar i veçantë, ai nuk mund të përdoret gjithmonë, ne duhet të menaxhojmë. Në fundjavë me Torinon do të jetë titullar, por ndoshta do të më duhet ta zëvendësoj në pjesën e dytë sepse do të luajmë në mesjavë kundër Genoas”, tha Mourinho për sulmuesin argjentinas.

/GazetaBlic Sport/