Lajme

Vrasje me armë zjarri në Shkodër

09/21/2023 22:25
nga:Y I

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur pranë kishës në Hot i Ri.

Sipas të njëjtave burime ka mbetur i vrarë një person i identifikuar si Valter Fierza.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, por janë të pakta rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

/Lapsi.al/