Lajme

“Rekomandimet dhe shqetësimet që vijnë nga zyrtarët e ShBA, Kosova duhet t’i merr me seriozitet dhe përkushtim të madh”

09/21/2023 11:36
nga:Sh R

Deklarata e Emisarit Special të ShBA-së për dialogun Kosovë- Serbi, Gabriel Escobar, i cili i doli në mbrojtje Miroslav Lajçakut, pas akuzave të kryeministrit Kurti se ndërmjetësi i bisedimeve është në një linjë me Vuçiqin, ka nxitur reagime të shumta.

Në një prononcim për Gazeta Blic, deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, thotë se rekomandimet dhe shqetësimet që vijnë nga zyrtarët e ShBA-së, Kosova duhet t’i merr me seriozitet dhe përkushtim të madh.

“Rekomandimet dhe shqetësimet që vijnë nga zyrtaret e SHBA së Kosova duhet t’i merr me seriozitet të madh dhe përkushtim”, tha ai.

Tutje Dreshaj thotë se duhet të jemi të kujdeshëm me miq të dëshmuar.

“Me miq të dëshmuar duhet të jemi të kujdesshëm”, shtoi ai për Gazeta Blic.

 

Escobar “godet” Kurtin: Lajçak nuk largohet, jam alarmuar nga sulmet personale ndaj tij – qeveria ta dijë se janë të papranueshme

Humolli: Klasa jonë politike po bën veprime, e në fund po kërkon shpëtim, ku nuk ka mundësi me i shpëtu