Janë liruar nga akuza 36 mjekët e përfshirë në rastin “Stenta 2”.
Të gjithë janë shpallur të pafajshëm në mungesë provash.
Ky proces gjyqësor ka shumë se 6 vite që ka nisur dhe veprat që akuzoheshin, ishin keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje apo dhënie të ryshfetit.
Trupi gjykues ka thënë se ky aktgjykim vie pasi që nuk ka pasur prova të mjaftueshme për te dëshmuar se të njëjtit kanë kryer këtë vepër penale.


