Lajme

Deklarohen nga Policia për “Gazeta Blic” rreth plagosjes së dyfishtë në Rahovec

09/19/2023 20:15
nga:Y I

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e dyfishtë që ka ndodhur sot në Rahovec.

Elezaj tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec.

Dy personat e plagosur janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë .

Ai shtoi se në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona meshkuj të moshës madhore që dyshohet se janë të përfshirë në rast.

“Rreth orës 16:40, është raportuar se dy persona në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec ishin qëlluar me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga informacionet e para të marra është konfirmuar se dy persona, meshkuj të moshës madhore janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë të plagosur nga amë zjarri”

“Në ndërkohë në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona meshkuj të moshës madhore e që dyshohet se janë të përfshirë në rast. Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion.Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast” tha Elezaj për “Gazeta Blic”

Plagosen dy vëllezër në Rahovec