99 përfitues kanë nënshkruar kontratat si përfitues të thirrjes për përkrahjen e bizneseve nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, projekt që kap vlerën e 1 milion 23 mijë e 342 euro.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se projekti në tersi ka qenë 3 milionë euro dhe se do të ndahet në disa faza, ndërsa përfituesit janë nga lëmi të ndryshme.
Ai me këtë rast premtoi edhe më shumë fonde për të gjithë pa dallim.
“Unë kam qenë kryeministër edhe vitin e kaluar dhe kjo punë kërkon një ministër si Rashiq që të përfundojë ky projekt.
Jam i lumtur që projekti në vlerë prej 3 milionë euro po jetësohet”, tha Kurti.Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se kontrata përbën obligime dhe përgjegjësi për të dyja palët. Ai tha se dikasteri që ai e drejton do ta bëjë vlerësimin çdo dy vjet.
“Pjesa më e rëndësishme është që ju si përfitues keni të drejta dhe obligime në kontratë dhe është dizajnuar si e atillë që ju bën përgjegjës dhe obligim, për të dyja palët”.
“Ne do t’u përcjellim, për çdo dy vjet e kemi obligim që ta mbikëqyrim projektin nëse jeni të aftë për ta kryer atë punë dhe nëse do të jetë e nevojshme Kjo është një strategji afatgjate që gjithmonë institucionet do ti keni pranë jush”, tha Rashiq.





