Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënë, në vigjiljen e përballjes Milan-Neëcastle, ku në Milano një grup prej 8 personash kanë plagosur me thikë një 58-vjeçar anglez, i cili mësohet të jetë tifoz i “bardhezinjve” të Newcastle.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes britanike, “Daily Mail”, 58-vjeçari është gjetur fillimisht nga Policia i plagur në një lagjë pranë qendrës së Milanos dhe kanë qenë pikërisht forcat e rendit ata që kanë bërë të mundur dërgimin e anglezit në spital.
Në krahun tjetër, mediat italiane raportojnë se ende nuk është mësuar shkaku i sulmit mbi 58-vjeçarin, teksa asgjë nuk i ishte vjedhur, ndërsa të pranishmit në vendgjarje janë shprehur se tifozët e “kuqezinjve” i kanë sulmuar anglezë në mënyrë të beftë, teksa po qëndronin në hotelin ku kishin rezervuar.