Katër persona janë arrestuar në Stacionin e Autobusëve, derisa po tentonin të largoheshin nga Kosova.
Ata dyshohet se kanë kryer së paku 10 grabitje të armatosura, në pompa të derivateve e markete kryesisht në rajonin e Prishtinës.
Të dyshuarit pas interistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Të dyshuarit janë:
F.M, mashkull, 34 vjeç
F.M, mashkull, 32 vjeç
A.S, mashkull, 34 vjeç
XH.S, mashkull, 41 vjeç.


