Lajme

Drogë 4 milionë paund në Angli: Sasia rekord që dyshohet se iu sekuestrua një grupi shqiptar

09/19/2023 07:46
nga:G B

Një sasi e madhe droge u sekuestrua nga policia në qytetin anglez Leeds, ndërsa vlera e saj arrin deri në 4 milionë paund.

Sipas mediave angleze, pas sasisë rekord të drogës dyshohet se fshihet një bandë shqiptare e trafikut.

Komandanti i qarkut, Steve Dodds, tha se zbulimi i drogës u bë në veriperëndim të qytetit.

Policia tha se ai është e rezervuar për momentin të japë detaje të mëtejshme në lidhje me sekuestrimin e lëndës narkotike të dyshuar kanabis. Po ashtu nuk dihet numri i personave të arrestuar gjatë këtij operacioni.

Sipas policisë, goditja e këtij grupi që dyshohet se përbëhet nga shqiptarët është një “shembull i shkëlqyer” për të goditur tregtinë e drogës në qytet, veçanërisht në “nivel shpërndarësish”.

Sipas Dodds, më shumë se 2,700 aksione kundër trafikut dhe shitjes së drogës janë kryer nga policia e qytetit Leeds gjatë vitit të kaluar, ndërsa në të paktën 58 raste operacionet kishin qenë të suksesshme.