Lajme

Mjeshtri i Krizave

09/18/2023 13:34
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

A mundet Albin Kurti me mbijetu pa kriza? Ai sigurisht që nuk duket i interesuar për problemet e qytetarëve dhe familjeve se asnjëherë nuk e përmendi inflacionin e perimeve 28% e as pagat mesatare që vetëm 28% u rritën për 10 vjet, e vetëm 14€ mesataren vitin e fundit.

Ulja e hovit ekonomik nga 16.32% në 2.02% e as deficiti tregtar gati -5 miliardë asnjëherë nuk u përmendën dhe adresuan nga ai si kryeministër e qeveria. Çdo muaj nga një krizë të re, kjo duket me qenë është receta e mbijetesës së tij.

Sikurse nuk mjaftuan masat apo sankcionet e BE, tash e shkatërruam edhe dialogun për të krijuar një krizë të re. Metëvërtetë kjo formë e dialogut ka humbur kuptimin se asgjë nuk po përfitojnë qytetarët që jetojnë në ato zona se askush nuk i pyet për asgjë. Dialogu po përdoret nga të mdhenjët për vete. Prishtina, Beogradi e Brukseli e kanë bërë kurban dialogun rreth veriut dhe qytetarët andej duke eksperiementuar vazhdimisht duke ju përshtatur nevojave të tyre që nuk kanë lidhje me situatën dhe kontekstin atje.

Sot ndodhi e njejta gjë. Kurti e përdori lehtësuesin me të cilin pinte kafe në Greqi që të shkatërroj dialogun për nevojat e veta. Të krijoj një krizë të re. Ndoshta edhe një “armik të jashtëm” për ta mobilizuar militanti para zgjedhjeve të parakohshme. Ky mundet me qenë akti i fundit diplomatik i tij për shkak se hapsira e tij tashmë është zvogluar aq shumë saqe vetëm nē forume multilaterale mund të merr pjesë.

Pasiqë përdori kriza ne opozitën përmes videove dhe e gjeneroj një krizë me SHBA kur e quajti ‘naiv’ Sekretarin e Shtetit, tash ju kthye BE-së. Me herët kishim edhe veprime të qoroditura në veri me kryetar të ngujuar e punësim të vajzave nga kryetarët atje. “Bashkim” i komunave serbe nga kryrtar shqiptarë… një mish mash i paqëndrueshëm por mesiguri thellon gjendjen e krizave dhe ‘manipulon’ elektoratin me popullizëm.

Kurti është i lodhur e rraskapitur. I izoluar dhe dëshpruar. Pa asnjë aleat e mik, jashtë as brenda. As nuk ka forcë e fuqi në terren. Nga kjo çfarë po shifet në horizont, nuk ka se si mos të ketë zgjedhje të parakohshme së shpejti për të zhbllokuar ngërçin politik dhe socio-ekononik e diplomatik që është krijuar. Edhe Kurti e di që duhet shkuar në zgjedhje që të resetohet sistemi. Edhe ashtu sa më gjatë e vazhdon kështu aq më shumë humbë përkrahjen dhe zvoglohet më shumë.