5 autobus në autostradën Ibrahim Rugova, në afërsi të daljes në Suharekë, të cilët janë parkuar në shiritin për ndalje emergjente, janë gjobitur dhe janë larguar nga ai lokacion, raporton Gazeta Blic.
“Njësia për kontroll të Autostradave gjatë patrullimit në Autostradën Ibrahim Rugova në afërsi të daljes në Suharekë kanë hasur në 5 (pesë) Autobus të ndaluar/parkuar në shiritin për ndalje emergjente, me ç ‘rast janë gjobitur të gjithë shoferet si dhe janë larguar nga ai lokacion”, thuhet në njoftimin e policisë.


