Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë gjatë pasdites së sotme mbi fshatin Koçaj të njësisë administrative Fushë Bulqizë, në Livadhet e Karajt. Klan News bën të ditur se zjarri, i ndihmuar nga era, ka djegur me dhjetëra hektarë pyje dhe kullota.
Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen dhe kërkohet ndërhyrja nga ajri.
Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ndaj dhe policia mësohet se ka nisur hetimet./tvklan.al


