Lajme

Pal Lekaj pas deklaratës së Konjufcës për Asociacionin: Gjithmonë i kanë mashtru qytetarët me teza që nuk i’u rrinë pas

09/16/2023 14:51
nga:Y I

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka konfirmuar mbrëmjen e djeshme se Kosova me Marrëveshjen Bazë të arritur në Bruksel dhe Aneksin në Ohër, ka pranuar ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe sipas Marrëveshjes së vitit 2013 dhe ta marrë njohjen de facto nga Serbia.

Pas deklaratës së Konjufcës ka ardhur një reagim nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Deputeti i këtij subjekti politik, Pal Lekaj, tha për “Gazeta Blic” se Qeveria Kurti nuk është serioze dhe e përgjegjshme para qytetarëve.

Ai tha se të njëjtit tash e sa kohë e mashtrojnë popullin me teza që asnjëherë nuk i’u qëndrojnë pas.

“Nuk janë serioz e as të përgjegjshëm para qytetarit, në fakt tash e sa kohë vazhdonjë me mashtru popullin me teza dhe qëndrime që asnjeherë nuk ju rrin mbrapa”

Ai tutje shtoi se Kosova ka nevojë për qartësi si në agjendën e brendshme ashtu edhe në atë të jashme.

“Kosova ka nevojë për qartësi si në agjenden e brendshme ashtu edhe në te jashtme, kjo qeveri shperndan mjegull dhe kriza në çdo kohë” tha Lekaj për “Gazeta Blic”

Konjufca deklaroi mbrëmë se Kosovës i është dukur marrëveshje e mirë që me pranu Asociacionin sipas Marrëveshjes së vitit 2013 për me fitu njohejn de fakto.

“Neni 7 i Marrëveshjes së Ohrit është – se dy pjesë janë këtu njohja de facto edhe qyky Asociacioni – me mujtë Kosova, kurgjo pa e ngarku Kosovën më shumë se që ka pranu Qeveria Thaçi 2013, kurgjo ma shumë për mos me dhanë për me arritë t’i me fitu njohjen de facto. Qekjo na është dukë neve deal (marrëveshje) e mirë.Unë kam thënë nuk është mirë Asociacioni të bëhet, por për këtë shteti i Kosovës i ka dy mundësi ta zhbëjë krejt, sikur kur futesh në do procese qe don me i zhbë…. Dy mundësi janë: të futet shteti i Kosovës në mohim të plotë të obligimeve ndërkombëtare edhe me thonë ne po vazhdojmë rrugën tonë, ose mu mundu shteti i Kosovës të arrij t’ia ndryshojë karakterin obligimit pa e dëmtu shtetin e Kosovës” tha Konjufca raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Konjufca deklaroi se e kanë pranuar Asociacionin, vjen reagimin i ashpër nga PDK-ja!

Krasniqi: Partia që e kishte kundërshtuar Zajednicën me çdo mjet të dhunës, sot po e pranon atë!