Lajme

Krasniqi: Partia që e kishte kundërshtuar Zajednicën me çdo mjet të dhunës, sot po e pranon atë!

09/16/2023 14:24
nga:Y I

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me deklaratën e bërë mbrëmë nga kryeparlamentari Konjufca se Kosova ka pranuar ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe sipas Marrëveshjes së vitit 2013 dhe ta marrë njohjen de facto nga Serbia.

Krasniqi tha se pranimi i Asociacionit sipas Marrëveshjes së vitit 2013 në këmbim të njohjes ‘de fakto’, nënkupton kthim prapa në proces.

Ajo tha se partia që e kishte kundërshtuar Zajednicën me çdo mjet të dhunës, sot po e pranon Asociacionin.

“Pranimi i Asociacionit sipas marrëveshjes së vitit 2013 në këmbim të njohjes “de fakto” nga Serbia, në parim nënkupton kthim mbrapa në këtë proces. Pra, partia që me çdo mjet të dhunës e kishte kundërshtuar Zajednicën, sot po e pranon atë”

Tutje Krasniqi u shpreh se Albin Kurti e ka kthyer Kosovën 10 vite prapa në procesin e dialogut.

“Tash dilema mes asaj se a ka ndryshuar Zajednica që u bë e pranueshme, apo ka ndryshuar Kurti, zgjidhet lehtë, marrë për bazë faktin se kemi të bëjmë me një Asociacion që për bazë ka marrëveshjen e 2013-tës. Pra, në këtë mes ka ndryshuar vetëm Kurti, ai që fillimisht mohoi shtetësinë e më pas u bë bllokues i shumë proceseve të vendit. Thënë me fjalë tjera, Kurti arriti ta kthej vendin 10 vite mbrapa në këtë proces, ndërkohë që të gjitha shtetet mike që dikur ishin bërë bashkë për të na çliruar nga okupuesi serb, sot janë bërë bashkë të sanksionuar Kosovën” tha Krasniqi për “Gazeta Blic”

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi mbrëmjen e djeshme se Kosovës i është dukur marrëveshje e mirë që me pranu Asociacionin sipas Marrëveshjes së vitit 2013 që në këmbim me fitu njohejn ‘de fakto’

“Neni 7 i Marrëveshjes së Ohrit është – se dy pjesë janë këtu njohja de facto edhe qyky Asociacioni – me mujtë Kosova, kurgjo pa e ngarku Kosovën më shumë se që ka pranu Qeveria Thaçi 2013, kurgjo ma shumë për mos me dhanë për me arritë t’i me fitu njohjen de facto. Qekjo na është dukë neve deal (marrëveshje) e mirë.Unë kam thënë nuk është mirë Asociacioni të bëhet, por për këtë shteti i Kosovës i ka dy mundësi ta zhbëjë krejt, sikur kur futesh në do procese qe don me i zhbë…. Dy mundësi janë: të futet shteti i Kosovës në mohim të plotë të obligimeve ndërkombëtare edhe me thonë ne po vazhdojmë rrugën tonë, ose mu mundu shteti i Kosovës të arrij t’ia ndryshojë karakterin obligimit pa e dëmtu shtetin e Kosovës” tha Konjufca raporton Gazeta Blic.