Lajme

Quni: Uroj që Kryeministri Kurti të jetë në koordinim me miqtë ndërkombëtarë e në veçanti me SHBA

09/15/2023 17:31
nga:Sh R

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur për takimin e djeshëm në Bruksel ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq. Ai uron që Kryeministri Kurti të jetë në koordinim me miqtë ndërkombëtarë, e në veçanti me SHBA.

“Para çdo takimi, në çdo takim, e pas çdo takimi, uroj që kryeministri Kurti të jetë në koordinim me miqtë ndërkombëtarë e në vecanti me ShBA”, tha ai pë Gazeta Blic.

Ai thotë se kjo është mënyra e vetme që vendi ynë ta bëjë realitet triumfon edhe në këtë proces.

“Ngase kjo është mënyra e vetme që vendi ynë me të drejtë ta bëj realitet triumfin edhe në këtë proces”, shtoi ai për Gazeta Blic.

Ndryshe, dje takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vucic përfundoi pa sukses.

Kurti pas takimit tha se ai nuk kushtëzohet nga ana e Brukselit zyrtar dhe nga Serbia.

Pas këtij takimi ka pasur reagime të shumta nga ana ndërkombëtareve.

Gjermania: Zhgënjyese që nuk pati sukses takimi i djeshëm në Bruksel